Lajme

PDK shpenzoi mbi 263 mijë euro në tre muajt e fundit

07/18/2025 13:03
nga:Y I

Gjatë tremujorit prill-qershor 2025, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 263 mijë e 753 euro, sipas të dhënave të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Nga këto para të shpenzuara, 153 mijë e 456 euro shkuan për paga, ndërsa 107 mijë e 947 u shpenzuan për mallra dhe shërbime.

Për qira PDK dha 4599 euro, ndërsa për marketing PDK 2000 euro.

Po ashtu, kjo parti pranoi donacione 5197 euro.