Lajme

PDK pritet t’i dërgoj dy ligje në Kushtetuese, thërret konferencë për media

12/29/2022 21:42
nga:Genita C

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur konferencë për media nesër.

Konferenca është thirrur para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

E njëjta do të mbahet me fillim prej orës 11:00.

PDK më herët ka paralajmëruar se do t’i çojë në Kushtetuese Ligjin për Paga dhe atë të zyrtarëve publikë, teksa pritet të shihet nëse nesër do të ndodhë kjo.