Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar protestat studentore marsit të viti 1981.
Kjo partia ka vlerësuar se me anë të këtyre protestave qytetarët e Kosovës ndezën flakadanin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
“Më 11 mars 1981, studentët dhe qytetarët e Kosovës ndezën flakadanin e lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Sot, përulemi me respekt para guximit dhe vizionit të tyre, qëndresës së pathyeshme që ndriçoi rrugën tonë drejt shtetësisë. Kujtimi dhe vepra e tyre do të frymëzojnë gjithmonë brezat që vijnë!”, është thënë për përkujtimin e PDK-së.


