Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka nisur tubimin për zgjedhjet e 9 shkurtit në Skënderaj.
Në këtë tubim po marrin pjesë një numër jashtëzakonisht i madh i përkrahësve të kësaj partie.
Ky tubim ka nisur me intonimet e himneve, atij kombëtar dhe të Republikës së Kosovës dhe më pas ka nisur prezantimi i emrave të kandidatëve për deputet nga Skenderaj.