Lajme

PDK nesër zyrtarizon kandidaturat për kryetar komune në Prizren dhe Fushë Kosovë

05/28/2021 20:04
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës, nesër (e shtunë) do të zyrtarizojë kandidaturat për kryetar komune në Prizren dhe Fushë Kosovë.

Në orën 13:00, PDK mbanë konferencë për media në Prizren, ku do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit.

Njoftimi i plotë i PDK-së:

Dita: E shtunë

Vendi: Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, Prizren

Ora: 13:00

Ndërsa, në orën 15:00, PDK mbanë konferencë për media në Fushë Kosovë, ku do të marrin pjesë kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës!

Dita: E shtunë

Vendi: Amfiteatri i hapur para stacionit të trenit, Fushë Kosovë

Ora: 15:00