Partia Demokratike e Kosovës ka ftuar për të shtunën në ora 12:00 Konferencë për media, por nuk ka bërë të ditur arsyen e kësaj konference.
Siç ka njoftuar, në këtë konferencë do të flasin tre zyrtarë të lartë të saj: Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar, Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Blerand Stavikeci, anëtar i Kryesisë së PDK-së.
PDK kohëve të fundit përmes këtyre zyrtarëve ka denoncuar disa keqpërdorimeve të Qeverisë dhe kanë folur për ngritjen e çmimeve, andaj mbetet të shihet të shtunën se cila do të jetë tema e kësaj konferencë.


