Lajme

PDK nesër e hapë fushatën në Sallën 1 Tetori- Kosova mundet ma mirë!

01/10/2025 19:36
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e përgjithshme.

Në njoftimin e bërë për media, shtohet se PDK do të prezantojë edhe listën e kandidatëve për deputetë.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në Sallën ‘1 Tetori’, në Prishtinë dhe fillon në orën 16:30.

“Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe prezanton listën fituese të kandidatëve për deputetë, nesër (e shtunë, 11 janar)”, ka njoftuar PDK.