Lajme

PDK në Suharekë shpalos detaje për kandidatin e kësaj partie për zgjedhjet lokale

06/02/2021 18:08
nga:Q R

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, akoma nuk ka zyrtarizuar ndonjë kandidat në garën për të parin e kësaj komune, shkruan Gazeta Blic

Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, shefi i grupit të asambleistave të PDK-së në Suharekë, Jeton Rrakaqi.

Rakiqi thotë  se në fund të javës së ardhshme do të vendoset për kandidatin.

“Nuk është caktuar akoma kandidati. Ende në Suharekë nuk kemi mbërri me zyrtarizu kandidaturën. Besoj në fund të javës tjetër arrin edhe qendra me përmbyll këtë cikël”, deklaron ai.

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj sot ka folur rreth kandidaturës së Uran Ismailit për kryeqytetin.

Në një paraqitje para mediave, ai ka thënë se ish-ministri i shëndetësisë mbetet favorit, por që deri më tani s’ka asgjë zyrtare.

LEXO EDHE:

Flasin nga Vetëvendosje në Suharekë: Tregojnë nëse kanë gjetur kandidatin për kryetar komune