Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka paralajmëruar që pasnesër do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badovc.
Statusi i plotë:
Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e vendimit për shpronësimet e jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe lajres së borxheve biznesore.
E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për shkëmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Shpronësimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht nesër.