Lajme

PDK – Lipjan: Zyrtarët e komunës dëmtuan buxhetin në shumë prej 50 mijë eurosh

04/16/2021 16:01
nga:Mergim Rreci

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka akuzuar qeverisjen lokale në këtë komunë, për dëmtim të buxhetit në shumë prej 50 mijë eurosh, shkruan Gazeta Blic.

Në një komunikatë për media, PDK në Lipjan, thotë se për të njëjtën sasi dhe cilësi të druve, komuna e Lipjanit e kurdis edhe këtë tender duke ia dhënë kompanisë “Agoniti” nga Prishtina tenderin prej 50 mijë euro më çmimin më të shtrenjtë.

Komunikata e plotë e PDK-së në Lipjan:

Lajmi i fundit: Komuna dëmton buxhetin për 50 mijë euro në tenderin për dru
Të nderuar qytetar, ekipet tona profesionale kanë vazhduar me monitorimin e ekzekutivit të Komunës gjatë dhënies së tenderëve. Para pak ditësh është lidhur një kontratë e re me një operator për furnizim me dru për të gjitha shkollat. Në këtë tender kemi hulumtuar se kompania fituese është më e shtrenjtë se tri kompani të tjera.

Pra krahasimi me kompaninë më të lirë ka një diferencë prej 50 mijë euro gjë që konsiderojmë se është dëmtuar buxheti i taksapaguesve.
Pra për të njëjtën sasi dhe cilësi të druve, komuna e Lipjanit e kurdis edhe këtë tender duke ia dhënë kompanisë “Agoniti” nga Prishtina tenderin prej 50 mijë euro më çmimin më të shtrenjtë.

Ne si PDK kemi reaguar edhe më parë, se si është e mundur që këto kompani të jenë fituese gjithherë nëpër tender nga Lipjani pavarësisht çmimeve të tyre edhe pse ofertat e tyre janë më të larta.

Të nderuar qytetar, jemi dëshmitar se kjo nuk është hera e parë që ky ekzekutiv u jep kontrata ofertuesve, të cilët dyshohet se janë të afërt me ekzekutivin me saktësisht me kryetarin e komunës në ikje.

Qytetar të dashur, ne kemi vërejtur se ekzekutivi i Lipjanit po nënshkruan kontrata pa mbulesa dhe me shuma të mëdha të mjeteve financiare vetëm e vetëm mos të shkoj buxheti në suficit dhe në mënyrën e dyshimit për përfitime pasurore të tyre.
Të dashur qytetar, ekipet tona profesionale kanë bërë këtë hulumtim për furnizim me dru për të gjitha shkollat e komunës se Lipjanit, të cilin e ka fituar kompani nga Prishtina, e cila dyshojmë se është e afërt me njerëz të qeverisjes lokale, andaj edhe pse ishte me e shtrenjte për 50 mije e 232 euro, nuk e pengon ekzekutizimin e lipjanit për ta shpallur fitues kompaninë tjetër me çmim më të lirë, duke e dëmtuar buxhetin e taksapagueseve te Lipjanit.
Të nderuar qytetar, kjo nguti e ekzekutivit të Lipjanit ne dyshojmë se ka dy qëllime:

1. Pasurimi i jashtëligjshëm ekzekutivit ne ikje të Lipjanit, përmes tenderëve me çmime astronomike, si dhe

2. Për tu arsyetuar shpenzimin e buxhetit pa mbulesë.

Andaj, ne me këtë rast ne ftojmë policinë e krimeve ekonomike dhe prokurorin e shtetit që të hetojë këtë kontratë si dhe shumë kontrata pa mbulesë të shpenzimeve dhe kurdisje tenderëve nga ky ekzekutivë.
Lumnije Sopa, antare e kryesisë së PDK-së.