Lajme

PDK komenton largimin e mjekëve nga vendi: Ministri Latifi duhet të kthehet në Kosovë ose duhet të shkarkohet

05/26/2022 10:38
nga:Genita C

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendin ka komentuar largimin e mjekëve nga Kosova, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, kushtet e Qeverisë Kurti kanë bërë që Kosova të mbetet pa mjek teksa thotë se Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duhet të kthehet në Kosovë ose të shkarkohet.

“Sot më shumë se kurrë kur pacientët kanë nevojë për përmisim të shërbimeve dhe mbështetje, kjo qeveri i ka lënë në harresë. Pacientët po presin me muaj dhe vite për një operacion, teksa profesionistët janë lënë pa paga.Ministri duhet të kthehet në Kosovë ose duhet të shkarkohet”, tha Zejnullahu.