Lajme

PDK kërkon të ndërpritet seanca plenare

07/13/2023 15:38
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka marrë fjalën e tij në Kuvend dhe ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare.

Haliti tha se duhet të ftohen ‘gjakrat’ pas asaj që ndodhi  dhe seanca duhet të vazhdojë në ditët në vijim.

“Mendoj që në njëfarë mënyre kam një obligim se jam njeri prej me te moshuarve. Ne kemi patur situata disa herë të cilat janë mbyll pa tensione të mëdha, nëpër gjykata por edhe këtu. Drejtësia mund të reagojë vetëm atëherë kur e miraton parlamenti i Kosovës”

“Dua të them se në legjislaturën e dytë kemi patur një përplasje fizike jashtë sallës dhe eshte mbyll me një vendim që e kam Kryesia me e përjashtu deputetin një javë. Kam patur perplasje edhe unë, edhe ujin e Albinit e kam duru, edhe vezët i kam duru po s’me ka gjet asgjë. Mendoj se në Kuvend, fuqia e secilit Grup Parlamentar është fjala”

“Mendoj se sot zoti kryetar edhe qeverisë edhe të gjithë deputetëve ju kisha sygjeru që për sot të anulohet seanca, të vijmë nesër, pasnesër. Ne mund ta përdorim forcën e votave, askush nuk mundet me iu ndalu është komptencë e juaja. Po mendoj se për shëndetin e këtij kuvendi, ftohjen e gjakrave ka nevojë që sot të mbyllet seanca” tha Haliti raporton Gazeta Blic.