Lajme

PDK-ja procedon në Kushtetuese Ligjin për KPM-në, KPK-në dhe një vendim për UP-në, Tahiri: Janë në kundërshtim me Kushtetutën

07/18/2024 15:26
nga:G C

Në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të Kosovës, Abelard Tahiri, ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për KPM-në, KPK-në dhe vendimin për stautin e UP-së.

“Kemi proceduar tri beteja të reja në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Tahiri para mediave.

PDK-ja, tha ai, konsideron se tri nismat e miratuara në Kuvendin e Kosovës, 2 ligje dhe një vendim janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Për KPM-në, tha Tahiri, “është ligj nëpërmjet të cilit tentohet të kontrollohet puna e mediave të lira dhe të cenohet fjala e lirë.

“Kanë shkuar aq larg që tentohet të kontrollohen edhe individë fizikë”, tha ai.

Për KPK-në, tha ai, “nuk dihet arsyeja e këtij pushteti që bën punën e njëjtë, dhe me këtë ligj, pushteti aktual po tenton të kapë sistemin prokurorial”.

“E treta, që kemi proceduar, është vendimi për Stautin e UP. Ua ka mohuar të drejtat stafit akademik në UP”, tha Tahiri.

Ai shtoi se është nismë që bie në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Presim të dalim fitues”, u shpreh Tahiri.