Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ia kanë ndërprerë deklaratën për media Donika Gërvallës, e cila ishte duke dhënë deklarata në Kuvendin e Kosovës.
Derisa Gërvalla po fliste para gazetarëve, deputetët e PDK-së nisën t’i drejtoheshin me thirrjen “Thirre seancën”, raporton GazetaBlic.
Më pas, ata vazhduan me thirrjet “UÇK, UÇK”, duke mos e lejuar Gërvallën që ta vazhdonte normalisht fjalën.


