Lajme

PDK-ja i bën apel ZRrE-së që ta zbatojë vendimin e Themelores për pezullim të tarifave të shtrenjtimit

04/13/2022 10:55
nga:Q R

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka apeluar tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike, që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për pezullimin e tarifave të shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sipas Tahirit, në rast të moszbatimit të këtij vendimi, PDK do të ngris padi penale për bordin e ZRrE-së.

“Ju bëjë thirrje ZRrE-së, që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, për pezullimin e tarifave”

“Përndryshe në rast të moszbatimit të këtij vendimi, i bëj thirrje Prokurorisë Speciale, dhe ne do angazhohemi po ashtu që të bëjmë padi penale për bordin e ZRrE-së, sepse mosrepsektimi i këtij vendimi është direkt vepër penale, dhe këta njerëz duhet të detyrohen përmes institucioneve tona që të respektojnë vendimet e gjyqësorit në vendin tonë”.