Lajme

PDK-ja dhe VV-ja ‘luftë’ në këtë komunë, dallimi më pak se 1%

10/17/2021 21:36
nga:L J

Garë e ashpër është duke u zhvilluar në Shtime në mes PDK-së dhe LVV-së, për të parin e kësaj komune.

Nga 71,43% e votave të numëruara deri tani, Naim Ismajli i PDK-së ka fituar 45.45% të votave, ndërsa Qemajl Aliu i LVV-së ka fituar 44.87%.

Ndërkaq, kandidati i LDK-së, Bedri Zeqiri ka fituar 9.68%