Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate në Vushtrri kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Idrizi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Idrizi ka falënderuar degën e Nismas në Vushtrri për rreshtimin, sipas tij, të duhur dhe për të mirën e qytetit.
“Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat që na presin dhe angazhimin e përgjegjësinë e lartë qytetare që duhet ta kemi, kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për qeverisjen tonë me subjektin politik NISMA Socialdemokrate”, ka thënë Idrizi.
Ferit Idrizi do të përballet me kundër-kandidatin e tij nga LDK-ja, Xhafer Tahirin, në raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Vushtrrisë.