Kryetari i degës së PDK në Prishtinë Uran Ismaili ka njoftuar se një asambliste e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinë, ka kaluar në PDK, raporton Gazeta Blic.
Bëhet fjalë për Arbnora Ajetin.
Lajmin e ka bërë publik në Facebook Urani Ismaili.
Njoftimi:
Mirë se vjen në PDK, Arbnora!
Së bashku me shefin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, sot i uruam mirëseardhje në mesin tonë, asamblistes së AAK-së, Arbnora Ajeti.
Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të. Të gjithë prej tyre janë të gatshëm, të vendosur e të përgjegjshëm për t’u angazhuar secilën ditë, që ta shtyjmë përpara projektin tonë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.
#PrishtinaNaBashkon ka qenë motoja e fushatës tonë zgjedhore – Prishtina na bashkon do të jetë edhe motoja ynë qeverisëse, deri në ndërtimin e një qyteti të gjelbër e digjital.