Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj kundërkanditatit të Ramiz Lladrocit në Drenas, Driton Ajazi, për të cilin thonë se po keqpërdorë imazhet e ish-kryetarëve të PDK-së.
Ata përmes këtij reagimi kanë shkruar se Driton Ajazi dhe ekipi i tij janë “grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional”.
Reagimi i plotë
Partia Demokratike e Kosovës dënon ashpër keqpërdorimin e imazheve të ish-Kryetarëve të PDK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, nga ana e një grupimi politik që po përpiqet t’i mashtrojnë qytetarët e Drenasit në këto zgjedhje, duke keqpërdorur emrin dhe figurat e PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë qytetarët e Drenasit, pa dallim, që më 14 nëntor ta ndëshkojnë me votë këtë grupim individësh që synim kryesor e kanë dëmtimin e PDK-së në bastionin e saj tradicional.
Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje në Drenas ka vetëm një adresë – numrin 177 dhe kryetarin e Komunës, z. Ramiz Lladrovci.