Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, për të sjellë në Kuvend raportin njëvjeçar të punës së tij.
Siç tha Tahiri, edhe pse Kurti ‘nuk ka shumë për të prezantuar’, PDK kërkon që në seancën pas dy javësh, të sjellë raportin.
“Kryeministri Kurti ka hezituar ta sjell një raport për njëvjetorin e qeverisë. Ju e dini që në mars u bë një vit që Kurti ka marr drejtimin e qeverisë së dytë dhe mungon transparenca, angazhimi i tij në parlament për të prezantuar punën e tij”, tha Tahiri.


