Lajme

PDK: Fushata jonë ka qenë paqësore dhe shumë e qartë

02/13/2025 11:03
nga:Genita C

Ferat Shala, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar lart organizimin e fushatës zgjedhore të partisë. Ai ka theksuar se gjithçka ka shkuar sipas planifikimit dhe se fushata ka qenë e qartë, e drejtë, paqësore dhe e kulturuar, raporton GazetaBlic.

Sipas Shalës, fushata ka ofruar mundësi të mira për qytetarët që të njohin nga afër programin e PDK-së dhe ofertën e kandidatit të partisë për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai theksoi se PDK ka mundësuar një komunikim të hapur me qytetarët, duke u dhënë atyre mundësinë të kenë një pamje të qartë për vizionin dhe planet e partisë.

“Fushata ka qenë mirë e organizuar dhe ka shkuar gjithçka sipas planifikimit që ka pasë Partia Demokratike e Kosovës. Ka qenë një fushatë e qartë, e drejtë, paqësore dhe e kulturuar. Një fushatë që i kemi dhënë hapësirë dhe mundësi qytetarit ta shohin nga afër plan programin e PDK-së dhe ofertën e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza”.