Lajme

PDK fton qytetarët në Konventën për Bedri Hamzën

10/24/2024 12:55
nga:G C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar të gjithë qytetarët dhe përkrahësit e PDK-së të marrin pjesë në Konventën e veçantë për Bedri Hamzën, e cila do të mbahet më 2 nëntor, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Krasniqi theksoi se kjo konventë është një mundësi për çdo qytetar që dëshiron ta ndihmojë Kosovën të rikthehet në drejtimin e duhur. Ai e cilësoi Bedri Hamzën si njeriun e dëshmuar, i cili ka treguar përgjegjësi dhe sukses në çdo detyrë që ka marrë mbi vete.

“Garancia jonë dhe e juaja për të realizuar këtë mision është Bedri Hamza,” u shpreh Krasniqi, duke i bërë thirrje të gjithëve të bashkohen në këtë rrugëtim për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Ejani që ta fillojmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku!” përfundoi ai.

Të gjithë qytetarët janë të ftuar të kontribuojnë në këtë ngjarje dhe të mbështesin kandidaturën e Bedri Hamzës për Kryeministër.