Lajme

PDK e prezanton Blerand Stavilecin si nënkryetar të Prishtinës

12/01/2021 15:59
nga:M K

Zyrtarët e PDK-së në kryeqytet kanë publikuar një fotografi të Blerand Stavilecit si nënkryetar të ardhshëm të Prishtinës.

Fotos së publikuar ata ia kanë bashkangjitur këtë përshkrim, duke lëshuar sinjale se ish-ministri Stavileci mund të konfirmohet si i dyti i Prishtinës, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, nga LDK-ja zyrtare i kanë thënë portalit se asgjë nuk ka të konfirmuar momentalisht dhe se emrat që po qarkullojnë në rrjetet sociale ende nuk janë zyrtarizuar.

“Emrat e drejtorëve që po qarkullojnë në rrjetet sociale nuk janë zyrtarë. Gjithashtu nuk ka asgjë zyrtare edhe sa i përket koalicionit me PDK-në, çka do të thotë se lajmi për Stavilecin nënkryetar, nuk qëndron”, i ka thënë ky burim zyrtar GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi në fjalë, teksa kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale rreth kësaj çështjeje dhe jo vetëm.

/GazetaBlic/