Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje në Kaçanik.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet nesër.
Kjo u konfirmua për Klankosova nga kryetari i Kaçanikut, Sabedin Vishi.
“Po, në parim e kemi arritur një marrëveshje që pritet të zyrtarizohet nesër”, deklaroi ai.
Vishi bëri të ditur se LDK-së do t’i takojnë dy drejtori.
Kandidati i PDK-së në zgjedhjet lokale fitoi ndaj atij të LVV-së Jeton Raka.


