Lajme

‘PDK dhe AAK nuk voton asnjë ligj’/ “Një vendim i tillë dëmton demokracinë por jo punën e Kuvendit”

09/12/2023 13:00
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë marrë vendim që mos të votojnë më në Kuvend asnjë ligj dhe asnjë marrëveshje ndërkombëtare, raporton Gazeta Blic.

Ky vendim i tyre, siç ata theksojnë, ka ardhur për shkak të qëndrimit të mazhorancës karshi opozitës.

Drejtori ekzekutiv i organizatës Çohu, Arton Demahasaj, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” duke folur në lidhje me këtë vendim të dy partive opozitare dhe se një vendim i tillë nuk pritet ta dëmtojë punën e Kuvendit pasi Qeveria e ka shumicën e nevojshme për me kalu ligjet.

Demahasaj tha se një vendim i tillë mundet vetëm me dëmtu demokracinë pasi mungojnë partitë opozitare që japin alternativën ndryshe

“Vendimi i dy partive opozitare nuk mendoj se e dëmton punën e Kuvendit për arsye se e dimë se Qeveria e ka shumicën e nevojshme parlamentare për me kalu secilin ligjin të nevojshëm kështu që nuk e dëmton. Mundet me e dëmtu demokracinë në aspektin, që në mungesë të partive opozitare që japin alternativë ndryshe  nga Qeveria, kjo mundet me e dëmtu demokracinë po punën dhe miratimin e ligjeve nuk besoj për shkak se ka një shumicë të konsoliduar parlamentare nga partia në pushtet pasi potencialisht çdo ligj munden me kalu me votat e tyre pa pas nevojë për votat e opozitës”

Ai tha se ky është një mekanizëm që po përdoret për ta bërë Qeverinë me reflektu në lidhje me aspektin e qeverisjes dhe në raport me ndërkombëtarët.

“Duke marrë parasysh situatën poiltike në vend, mënyrën se si është duke u qeverisur vendi sidomos në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë mendoj që është një mekanizëm që partitë opozitare munden me e përdor, i vetmi mekanizëm që e kanë në dorë që në njëfare mënyre që me e bind Qeverinë me reflektu pak edhe në aspektin e qeverisjes por edhe në aspektin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Eshtë një mekanizëm i cili sa ka me pas efekt, mbetet me u pa” tha Demhasaj për “Gazeta Blic”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë ligj e asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Ky qëndrim i tyre ndaj opozitës ka ardhë deri në një vendim i yni që në të vertëtë në sesionin vjeshtor fare të mos votojmë asnjë ligj, e as marrëveshje ndërkombëtare. Nuk do të votojmë asnjë ligj”,  ka deklaruar Lekaj.

Edhe deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka deklaruar se PDK-ja “nuk do të votojë asgjë”.

/Gazeta Blic/

Paralajmëron AAK: Më nuk do ta votojmë ASNJË ligj