Lajme

PDK, çka ke ba kështu n’diasporë?

28 ditë më parë
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Partia Demokratike e Kosovës kishte arritur rezultate të mira në Kosovë. Kishte realizuar potencialin e saj, kishte një rritje kredibile krahasuar me zgjedhje e vitit 2021.

Por rezultatet e PDK-së në diasporë janë shokuese. Aktualisht ka vetëm 8% të votave me postë ( vs LVV 52.72%; LDK 29.80%). Përqindje të ngjashme ka edhe tek votimi në përfaqësitë diplomatike. Performanca jo e mirë në diasporë po e kërcënon me një mandat këtë parti.

Por cka duket e çuditshme dhe mbase e karakterizon peformancën e përgjithshme në diasporë, janë rezultatet nga diaspora në Mitrovicë të cilat tashmë janë 100% të numëruara me postë.

Kandidati për Kryeministër Bedri Hamza nga votat me postë të Mitrovicës në diasporë renditet në vendin 21. Albin Kurti është në vendin e parë… pastaj një varg deputetë të LVVsë. Në vendin e 9të është kryetari i LDK. Ndërsa …. në vendin 21 vjen kandidati për KM i PDK me vetëm 309 vota nga 2,882 sa ka në total kjo komunë në diasporë me postë.