Barcelona ka nënshkruar me katër lojtarë në këtë merkato dimërore, por rregulloret e UEFA-s lejojnë vetëm tre lojtarë të rinj që të hyjnë në garat evropiane për gjysmën e dytë të sezonit, kështu që katalanasit, sipas Marca, do të kenë fshirë emrin e Dani Alves për ndeshjet e Europa League.
Mbrojtësi i djathtë 38-vjeçar brazilian do të jetë përjashtuar nga Xavi Hernández, pasi trajneri është i vetëdijshëm se mbrojtësi, për shkak të moshës, nuk do të mund të luajë kaq shumë ndeshje radhazi dhe Sergiño Dest, Ronald Araújo, Oscar Mingueza dhe Sergi Roberto (të rikuperuar në fund të marsit) do të paraqiten në atë pozicion, përcjell GazetaBlic Sport.
Kështu, lojtarët e regjistruar do të jenë anësorët Ferrán Torres, të nënshkruar për 55 milionë euro nga Manchester City dhe Adama Traoré, i huazuar nga Wolvehampton, si dhe sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili arriti me ‘koston zero’ pas përfundimit të kontratës me Arsenalin.
Në play-off të kompeticionit, Barça do të përballet me Napolin.
/GazetaBlic Sport/


