Lajme

PD thërret protestën kombëtare të radhës, kur do të zhvillohet

01/10/2026 14:59
nga:Y I

Partia Demokratike ka thirrur protestën kombëtare të radhës me datë 24 janar.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së PD-së këtë të premte, ndërsa orari i protestës do të caktohet në bashkëpunim me kryetarët e degëve dhe strukturat e organizimit.

Kujtojmë se Partia Demokratike mbajti më 22 dhjetor një tjetër protestë kombëtare para Kryeministrisë, ndërsa çdo të hënë zhvillon foltore dhe tubime përpara kësaj godine.