Lajme

PD merr masa për protestën e Berishës, në seli vendosen bokse, për çfarë do të shërbejnë

01/08/2022 10:13
nga:Genita C

Kur kanë mbetur pak më shumë se dy orë nga nisja e protestës së Sali Berishës në selinë blu, Partia Demokratike po merr masa që të shmangën incidente të mundshme.

Gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj sjell foto nga godina e PD, ku në çatinë e saj ka nisur vendosja e bokseve.

Bokset do të shërbejnë për t’u bërë thirrje protestuesve në rast se do këte akte dhune nga ana e mbështetësve të Berishës. m.v/Abcnews.al