Sporti

Paz: Pikërisht për netë si kjo doja të qëndroja tek Como

09/10/2026 23:25
nga:L J

Nico Paz pranon se për netë si kjo qëndroi në Como, teksa ata mposhtën Leipzig me rezultatin 4-1 në ndeshjen e tyre historike të parë në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një natë historike, zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme, ishim shumë të entuziazmuar për ta luajtur këtë ndeshje dhe jemi vërtet të lumtur,” tha Nico Paz për Sky Sport Italia.

“Pikërisht për netë si kjo doja të qëndroja, e dija se këtu do të rritesha më së shumti dhe jam vërtet i kënaqur me vendimin tim. Bëra zgjedhjen e duhur.”

/GazetaBlic Sport