Sporti

Payet ende nuk është qetësuar, mungon në stërvitjen e sotme të Marseille

11/22/2021 12:00
nga:Lorik J

Dimitri Payet nuk u stërvit sot me ekipin e Marseille, sipas informacioneve të RMC Sport.

Lojtari është ende i qetësuar nga ngjarjet e së dielës kur u godit me një shishe në fytyrë nga tifozët në derbin ndaj Lyonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Payet i kishte përjetuar shumë keq incidentet në Nice ku poashtu ishte goditur nga një shishe.

Ai është një nga lojtarët e paktë që ka pasur guximin të kritikojë tifozët e tij pas ndeshjes Marseille-PSG. “Nuk di çfarë të them, ose më mirë se di çka të bëj”, tha ai i dëshpëruar pas incidenteve nga tifozët e tij para disa javësh.

/GazetaBlic Sport