Sporti

Pavoletti i jashtëzakonshëm, realizon super gol në sekondat e fundit dhe kompleton rikthimin e Cagliarit ndaj Sassuolos

12/11/2023 22:56
nga:L J

Skuadra e Cagliarit ka bërë një rikthim fantastik sonte në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Cagliari ishte duke humbur ndaj Sassuolos, megjithatë – në minutat shtesë shënoi dy gola me Lapadulan dhe Pavolettin (2-1), për të marrë tre pikë, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i Pavolettit ishte fantastik dhe u shënua me roveshatë në minutën e 98’të.

Më poshtë keni pamjet e supergolit: