Sporti

Pavard shpreh dashurinë e tij për Ligën e Kampionëve: Janë emocione të papërshkrueshme

04/19/2021 19:30
nga:Lorik J

Benjamin Pavard, mbrojtësi i Bayern Munchen dhe kombëtares së Francës, mbrojti Ligën e Kampionëve të hënën përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Në këtë mënyrë ai ka kundërshtuar krijimin e Super League, nisur nga dymbëdhjetë klube të mëdha evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai është lojtari i parë i ekipit të Francës që flet kundër Superligës.

Në Twitter, si në Instagram, Benjamin Pavard shpalli dashurinë e tij për Champions League.

“Këto janë emocione të papërshkrueshme si lojtar, kujtime të pabesueshme si tifoz. Është një garë për të cilin të gjithë lojtarët dhe të gjitha klubet duhet të jenë në gjendje të aspirojnë nëse e meritojnë atë”, ka shkruar Pavard.

/GazetaBlic Sport