Sporti

Pavard: Në futboll duhet shumë punë ose të jesh Messi! Nëse nuk do luaja, sot do isha berber

10/28/2023 11:18
nga:E K

Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard ka dhënë një intervistë të gjatë, ku ka zbuluar detaje nga jeta e tij.

Pavard ka zbuluar se ka filluar që të luajë futboll që në moshë të vogël: “Kur isha i vogël fillova të luaja. Nëna ime luante basketball dhe unë luaja me të, por me këmbët e saj sepse nuk isha i gjatë mjaftueshëm. Kështu që prindërit e mi më çuan te klubi ku babai im ishte trajner.”

I pyetur se çfarë do të kishte bërë nëse nuk do ishte bërë futbollist, mbrojtësi francez tha duke qeshur “berber”.

“Berber (qesh). Më kanë pëlqyer gjithmonë flokët… Nuk e di, por nuk e kam menduar kurrë”-deklaroi ai.

Ndërsa mes taletit dhe punës, Pavard theksoi se në futboll të duhet punë ose përndryshe duhet të jesh Messi.

“Puna sepse talenti ndonjëherë nuk mjafton nëse nuk je Messi. Unë jam një person që më pëlqen të punoj, që i ka arritur qëllimet e tij falë punës. E kam merituar, por ka ende shumë për të bërë“-tha ndër të tjera Benjamin Pavard.