Sporti

Pauza e aktiviteteve gjatë dimrit, sportistët preferojnë trajnerin Arlind Shala

12/23/2022 18:39
nga:Mergim Rreci

Trajneri Arlind Shala po vazhdon të mbetet në krye të preferencave të futbollistëve për përgatitje fizike.

Metodat e tij bashkëkohore për arritjën e formës së lartë fizike brenda një kohe relativisht të shkurtër kanë bërë që të gëzojë interesim të madh tek sportistët.

Stërvitjet e tij në ambient të mbyllur dhe të hapur me elemente të ndryshme kanë qenë arma kryesore të cilën e kanë shfrytëzuar shumë futbollistë, disa prej tyre me emer në futbollin kosovar për të arritur majat e suksesit.

Përmirësimi i kondicionit fizik, shpejtësisë, eksplozivitetit, i shkëputjes, forcimi i te gjithë muskujve të trupit e shumë elemente të cilat e formojnë një futbollist të kompletuar mund t’i arrini me ndihmën e trajnerit Shala.