Paulo Fonseca ka arritur një marrëveshje verbale për të marrë drejtimin e trajnerit të Lyon, duke pasuar Pierre Sage, dhe sipas L’Rquipe , pritet në Francë në orët e ardhshme.
I njëjti burim shton se trajneri 51-vjeçar portugez do të nënshkruajë deri në qershor të vitit 2027 dhe do të sjellë katër asistentë: Paulo Ferreira dhe Antonio Ferreira (trajnerë portierësh), Paulo Mourao (trajnues fizik) dhe Tiago Leal (analist).
Prandaj, Paulo Fonseca po përgatitet të kthehet në Francë, ku ai tashmë ka trajnuar Lille, në sezonet 2022/2023 dhe 2023/2024. Trajneri portugez e nisi sezonin te Milani , por u shkarkua në dhjetor, duke u zëvendësuar nga Sérgio Conceição.
/GazetaBlic Sport/