Paulo Fonseca mori përgjegjësinë për humbjen e Milanit kundër Napolit , në San Siro, në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A.
Kuqezinjtë janë 11 pikë prapa liderit Napoli, ndonëse me një ndeshje më pak, shkruan GazetaBlic Sport.
“Unë jam gjithmonë përgjegjës për atë që ndodh në fushë. Kemi bërë gabime, nuk është e lehtë ta nisim ndeshjen me një gol të pranuar pas vetëm pesë minutash. Kemi pasur një reagim të mirë, kemi luajtur futboll pozitiv, kemi krijuar mundësi”, ka thënë ai në një konferencë për media.
“A besojmë ende në luftën për titull? Nuk mund të them ndryshe në bazë të asaj që kemi krijuar. Kemi nëntë xhiro të luajtura. Nuk mbaj mend skuadra që kanë fituar kampionatin pas nëntë ndeshjesh. Askush nuk fiton apo humbet kampionatin pas nëntë xhirove. Ne duhet të përmirësojmë rezultatet për të hyrë në këtë luftë. Kishim katër ose pesë situata për të shënuar dhe nuk ishte e lehtë kundër një kundërshtari si Napoli ”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/