Futbollisti i njohur brazilian, Paulinho është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçar.
Mesfushori gjatë karrierës së tij kishte luajtur për dy klube të mëdha, përfshi Tottenham Hotspur dhe Barcelonën.
Madje transferimi nga Kina për në Barcelonë gjatë vitit 2018 ishte bërë bujë e madhe në mediat spanjolle.
Por, mesfushori kishte arritur të fitojë dy trofe të ndryshëm me klubin katalunas, duke përfshi këtu: Copa del Rey dhe La Ligan.
Tani ish-futbollist, gjatë karrierës së tij Paulinho zhvilloi plotë 609 ndeshje, shënoi 155 gola dhe bëri 56 asiste.
Së fundmi ai ishte pjesë e klubit brazilian, Corinthians.


