Sporti

Paul Scholes tregon prapaskenat e stërvitjeve të Cristiano Ronaldos

09/21/2021 16:39
nga:Lorik J

Paul Scholes ka folur për Cristiano Ronaldon dhe stërvitjet që bën portugezi për të aritur në një nivel tjetër.

Ronaldo u rikthye të luajë për Djajtë e Kuq këtë verë, tetë vjet pasi Scholes u pensionua nga futbolli, përcjell GazetaBlic Sport.

“Cristiano është nivel tjetër. Ronaldo bëri të gjitha praktikat e tij para dhe pas stërvitjes dhe gjithashtu u sigurua që ai ishte më i miri në Premier League” tha ish-mesfushori i United, Paul Scholes.

“Unë kurrë nuk kam parë një person më profesionist.”

“Ai ishte në fushë gjatë gjithë ditës, duke praktikuar ato goditje të lira, shpejtësinë e tij, ai vraponte nëpër kodra. Ai po bënte gjithçka që lojtarët anglezë nuk kishin parë më herët. Kjo nuk ishte e gjitha, ai ishte në palestër më pas, duke bërë gjithçka për t’u përgatitur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport