Manchester United dhe Villarreal janë dy skuadrat finaliste të Europa League.“
“Djajtë e kuq” u mposhtën me rezultat 3-2, sonte nga Roma, por kaluan tutje në saje të triumfit në ndeshjen e parë 6-2. Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet ishte 5-8 për Unitedin, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes për BT Sport, ka folur legjenda e United, Paul Scholes.
“Kishte një periudhë pesë minutëshe ku Roma mund të kishte kthyer rezultatin. Ishte performancë jo e mirë dhe nuk jam i sigurtë që Ole do të jetë i lumtur me atë paraqitje të pjesës së dytë, por në fund të fundit puna është bërë.“, tha Scholes.
/GazetaBlic Sport.


