Sporti

Paul Scholes e ka të qartë: Antonio Conte është kandidati ideal për Manchester United!

10/27/2026 09:33
nga:Mergim Rreci

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka shprehur preferencën e tij për Antonio Conten, duke e konsideruar italianin shumë më të avancuar se kandidatët e tjerë për të marrë drejtimin e skuadrës angleze pas Michael Carrick.

Ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” vlerëson lart aftësitë e Contes, duke besuar se ai është emri më i spikatur mes alternativave të përfolura për stolin e United.

“Mes këtyre tre kandidatëve, Antonio Conte është njeriu i duhur, por ekziston një paralajmërim i madh. Personalisht, nuk mendoj se skuadra është mjaftueshëm e mirë për të”, u shpreh Scholes.

Ai vazhdoi duke theksuar bindjen e tij për cilësitë e trajnerit italian: “Mendoj se Conte është trajneri më i mirë që mund të gjesh. Kur i sheh kandidatët, ai është shumë më përpara se të gjithë të tjerët”.

/GazetaBlic Sport/