Sporti

Paul Scholes befasohet me performancën e Garanchos, e krahason atë me Cristiano Ronaldon

10/28/2022 11:04
nga:E K

Paul Scholes ishte i impresionuar me debutimin e Alejandro Garnacho për Manchester United në fitoren e së enjtes kundër Sheriff (3-0), në Europa League.

Ish-lojtari i “Djajve të Kuq” sheh ngjashmëri te anësori i ri, 18-vjeçar, me Cristiano Ronaldon, përcjell GazetaBlic Sport.

“Tifozët pëlqejnë lojtarët që bëjnë një shfaqje dhe kjo është ajo që ai bëri. Duket si një Cristiano Ronaldo më i ri. Është e paparashikueshme. Mendoj se performanca e tij ishte vërtet e mirë për një 18-vjeçar. Ai është dikush që premton për të ardhmen”, tha ish-mesfushori duke folur për BT Sport.

Garnacho ishte në fushë deri në minutën e 79-të.

/GazetaBlic Sport/