Paul Pogba është i dëmtuar, do të mungojë për dy muaj dhe mund të mos e veshë më fanellën e Manchester United.
Sipas The Sun, koha e mungesës së mesfushorit francez do të arrijë në janar dhe nga ai moment lojtari do të jetë në gjendje të negociojë me klube të tjera, pasi është në fund të kontratës, përcjell GazetaBlic Sport.
Nuk ka negociata mes United dhe Pogba dhe drejtuesit e klubit anglez janë lodhur nga qëndrimet e agjentit të tij, Mino Raiola.
Klubi anglez do të jetë gati të lërë francezin jashtë njëmbëdhjetëshes deri në fund të sezonit.
Pogba u transferua te “djajtë e kuq” në vitin 2016 dhe kushtoi 104 milionë euro. Mesfushori ka pësuar një dëmtim të muskujve gjatë stërvitjes së skuadrës franceze.
/GazetaBlic Sport/


