Sporti

Paul Pogba i vendosur për të ardhmen e tij, ka prioritet largimin nga Manchester United?

11/02/2021 10:38
nga:Mergim Rreci

La Gazzetta dello Sport raporton se prioriteti i Paul Pogba është kthimi në Juventus, por bardhezinjtë duhet të shesin të paktën dy lojtarë për të përballuar nënshkrimin e tij.

Pogba do të jetë në dispozicion si agjent i lirë në verë nëse nuk arrin të nënshkruajë një vazhdim të kontratës me Manchester United, transmeton GazetaBlic Sport.

Në janar, ai do të jetë i lirë të nënshkruajë një marrëveshje parakontrate me çdo klub tjetër përpara një lëvizjeje të lirë në verë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, francezi jo vetëm që është i hapur për t’u rikthyer në Juventus, por prioriteti i tij është të veshë sërish fanellën e Bianconerëve.

Real Madrid dhe PSG janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e tij, por Pogba thuhet se i ka thënë agjentit të tij Mino Raiola se ai dëshiron një rikthim në Torino.

/GazetaBlic Sport/