Manchester United ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Romës në kuadër të gjysmëfinaleve të Europa League me rezultat 6-2.
Për United shënuan nga dy herë Cavani dhe Bruno Fernandes, ndërsa Paul Pogba dhe Greenwood nga një.
Pas ndeshjes ka folur, Paul Pogba për BT Sport.
“Rezultati është pozitiv por nuk ka përfunduar. Ne do të duhet të qëndrojmë të përqendruar dhe të luajmë një lojë të bukur me të njëjtin mentalitet. Në pjesën e parë kemi pasur dy gabime dhe kemi pranuar dy gola. ” Në fund të pjesës së parë kemi thënë le të bëjmë gjërat e duhura, le të bëjmë gjëra të thjeshta, tha menaxheri. Të gjithë ishim të motivuar për të shënuar sa më shumë gola të jetë e mundur”, tha Pogba.
/GazetaBlic Sport/


