Lajme

Patriot Krasniqi, kryetar i Këshillit për Organizimin e Degës së PDK-së në Itali

11/09/2022 16:29
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reqica, ka bërë të ditur se Patriot Krasniqi është zgjedhur kryetar i Këshillit për Organizimin e Degës së PDK-së në Itali.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ditë më parë bashkë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe me anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Sadri Shala, kishin marrë pjesë në zyrtarizimin e këshillit për organizimin e degës së PDK-së për Itali.

Ndër tjerash, ai Reqica ka deklaruar se morën pjesë edhe në Kuvendin Zgjedhor të themelimit të nëndegës së Toskanës, e cila është nëndega e parë

Kryetar i nëndegës së PDK-së, për Toskanë u zgjodh Qëndrim Ajgeraj, nënkryetar Fadil Berisha dhe sekretar Përparim Krasniqi.