Sporti

Patrick Vieira nuk ndryshon kurrë, e “nokautoi” tifozin e Evertonit, u provokua keq pas ndeshjes mbrëmë

05/20/2022 08:07
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Evertonit ka arritur fitore të madhe mbrëmë në shtëpi.

Crystal Palace u mposht në udhëtim me rezultat 3-2 në “Goodison Park”, shkruan GazetaBlic Sport.

Mysafirët ishin në avantazh madje 0-2, por Everton riktheu rezultatin me golat e Keane, Richarlison dhe Calvert Lewin.

Me këtë fitore Everton siguron matematikisht mbijetesën në Premierligë, por jo gjithçka shkoi mirë pas përfundimit të ndeshjes.

Një tifoz vendas e provokoi keq trajnerin Patrick Vieira, me francezin që reagoi menjëherë, duke e bërë të pendohet edhe tifozin në fjalë. Ish futbollisti i Arsenalit e grushtoi dhe e shqelmoi tifozin, me videon që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.