Sporti

Patrick Schick: “Isha duke e shikuar portierin, isha gati për këtë!”

06/14/2021 17:36
nga:Lorik J

Kombëtarja e Çekisë ka fituar ndeshjen ndaj Skocisë.

Çekia triumfoi ndaj Skocisë me rezultatin 0:2 në ndeshjen e grupit D të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë sfidë shkëlqeu sulmuesi i Republikës së Çekisë, Patrick Schick, i cili realizoi dy golat e fitores së kombëtares së tij.

Për super golin e tij, Patrick Schicka tha:

“Po kontrolloja portierin, isha gati për këtë super gol. Kur më erdhi topi, shikova portierin, provova dhe ishte e bukur”, tha fillimisht për Bein Sport.

“Është thjesht ndeshja e parë, do të shohim shumë gola tjerë të bukur në këtë kampionat evropian. Jemi shumë të lumtur që kemi fituar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport