Cristiano Ronaldo dhe familja e tij kanë ndërruar shtëpinë në Manchester, pasi aty ku ishin duke qëndruar kishin disa probleme të pazakonta.
Sipas The Sun, Ronaldo u largua nga shtëpia e fshtatit, pasi disa dele e shqetësonin atë, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Patrice Evra, ish lojtari i Manchester United, i cili u “tall” me CR7.
“Mos u shqetëso vëlla, unë po i largoj delet e mia shumë larg shtëpisë tuaj”, shkroi Evra në Instagram, duke publikuar edhe një video interesante të tij.
Ig Evra: "Don’t worry bro @cristiano I’m moving my sheep ? far away from your ? ? shepherd mister #ilovethisgame can do everything ??♥️?? #positive4evra" [patrice.evra] pic.twitter.com/6wkjpIISZ3
— utdreport (@utdreport) September 16, 2021


