Kaon Kurshumlija është një nga talentët e futbollit në Kosovë prej të cilit pritet shumë në të ardhmen.
Kurshumlija aktivizohet tek ekipi U-15 i Vëllaznimit si sulmues dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.
Ai bashkë me ekipin e Vëllaznimit ishte në një turne në Itali, ku u përballen me Sassuolon e Capo Di Leuca (ndaj këtij ekipi, Kurshumlija realizoi hat-trick).
Futbollisti në fjalë thotë se në Itali fituan eksperiencë të madhe, pasi u ballafaquan me skuadra të mëdha.
Talenti tani synon grumbullimin me kombëtaren e grupmoshave, gjë për të cilën thotë se do punojë shumë.
“Sivjet synoj kombëtaren e Kosovës U-15. Do punoj maksimalisht për këtë”, tha fillimisht Kurshumlija në SportON.
/GazetaBlic Sport